Trajneri i Juventusit, Maximilliano Allegri dëshiron të ketë në dispozicion sa më shpejt skuadrën e sezonit të ri, në mënyrë që ekipi të përgatitet sa më mirë për edicionin e ri. Sipas asaj që shkruan Tuttosport, bardhezinjtë do të marrin përgjgje nga Angel Di Maria brenda 72 orësh.

Argjentinasi i PSG kërkohet me ngul nga “Zonja e Vjetër” dhe paga e ofruar duket e kënaqshme. 7 milionë euro në vit tundojnë në maksimum mesfushorin 34 vjeçar.