Juventusi është vënë në alarm nga interesimi i madh për Matajs de Ligtin, por në të njëjtën kohë edhe vetë futbollisti duket i bindur për të lënë Torinon.
Prandaj, drejtuesit bardhezinj kanë nisur që të vihen në aksion për disa nga objektivat që kishin, siç është për shembull mbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali, për të cilin “Zonja e Vjetër” është gati të paguajë menjëherë kërkesën e Napolit prej 30-40 milionë eurosh.
Gjithsesi, edhe Gleison Bremer i Torinos është një objektiv shumë i rëndësishëm, madje “TuttoSport” dje ka saktësuar se për brazilianin Juventusi e ka bërë një tentativë që në merkaton e janarit, por pa sukses, pasi “Demat” nuk kanë pranuar që të hyjnë në bisedime në mesin e sezonit.
Vlera e Bremerit është rreth 30 milionë euro dhe sigurisht që është zbulimi më i bukur i sezonit që lamë pas.
Ndërkohë, një tjetër pistë e fundit është Manuel Akanzhi. Nigeriani që luan për Kombëtaren e Zvicrës dhe për Borusian e Dortmundit duket operacioni më i lehtë për t’u kryer mes Kulibalisë dhe Bremerit.
26-vjeçari ka një vlerë prej 25-30 milionë eurosh, me Borusian që mund ta lëshojë disi më lehtë këtë merkato, pas mbërritjes nga Bajerni të Niklas Zyles.