Mungesa e personelit po shkakton kaos në aeroportet gjermane, duke detyruar qeveria atje të mendojë për një zgjidhje nga jashtë.

Për këtë arsye, është vendosur të angazhohen punonjës të huaj ndihmës, të cilët do të punësohen për një periudhë të kufizuar.

Ata mund të angazhohen kryesisht për trajtimin e bagazheve dhe kontrollin.

Ministri gjerman i Transportit Volker Wissing, tha për ZDF se “gjatë pandemisë, kur u ndërprenë fluturimet, punonjësit u larguan, ata kërkuan punë diku tjetër dhe tani nuk janë në dispozicion”.

Ai shtoi se tani, para periudhës së pushimeve, ata nevojiten urgjentisht dhe kompanitë private, të cilat janë ofrues shërbimesh për punën e personelit apo edhe për kontrollet e sigurisë, nuk mund të vënë në dispozicion staf të mjaftueshëm.

Tani duhet kërkuar një zgjidhje “për të rekrutuar sa më shpejt personel të kualifikuar”, tha Wissing.

Sepse kompanitë private nuk po arrijnë të rekrutojnë punonjës të mjaftueshëm në Gjermani. Por duhet të jetë e qartë se punonjësit e huaj do të kalojnë kontrollin e sigurisë, vazhdoi ai.

Komisioneri i turizmit i qeverisë federale, Müller, fajësoi kompanitë për gabime të konsiderueshme në planifikimin e personelit.

Përfaqësues të dhjetë aeroporteve më të mëdha gjermane, policisë federale si dhe autoriteteve të tjera dhe ofruesve të shërbimeve po diskutojnë sot masat që do të merren.