Katër raketa ruse të lëshuara nga Deti i Zi goditën infrastrukturën hekurudhore jashtë qytetit perëndimor të Ukrainës, Lviv, deklaroi guvernatori rajonal, Maksym Kozytskyi.
”Sulmi raketor i natës goditi zonat Staryi dhe Sambir, në jugperëndim të Lviv dhe jo shumë larg kufirit polak”, shkroi ai në Telegram, duke shtuar se ka pasur raportime për pesë të plagosur.
Në jug të vendit, shpërthime u dëgjuan edhe në orët e para të mëngjesit në qytetin port të Odesës, por autoritetet rajonale nuk kanë dhënë ende detaje se çfarë ishte shënjestër.
Serhiy Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake të rajonit të Odesës, vetëm konfirmoi se kishte pasur një alarm ajror.
Ai paralajmëroi median lokale që të mos publikojnë raporte për dëmet përpara se të kishte njoftime publike për këtë çështje.
Në Ukrainën veriore, guvernatori i rajonit Sumy, Dmytro Zhyvytskyi, tha në kanalin e tij Telegram se raketat në lagjen ”Krasnopillya” shkatërruan plotësisht një ndërtesë banimi dhe plagosën tre persona.