Oficerja simpatike e policisë së Elbasanit, Anisa Kostani, jo vetëm që nuk i ka frikë gjarpërinjtë por i mban në shtëpi.
Sipas saj gjarpri ka nevojë të ushqehet 1 deri në dy herë në javë, dhe kryesisht për të ngrënë i jep minj.
E ftuar pak kohë më parë në “Ditë e re”, Anisa u shpreh se gjarpri i ngjan me karakterin e saj të akullt, dhe “nuk sulmon asnjëherë nëse nuk ndihet i kërcënuar”.
“Prindërit e mi e kanë ditur që unë i adhuroj gjarpërinjtë e nuk më kanë ndaluar. Gjyshi im i adhuronte gjarpërinjtë. Unë jetoj me vëllanë i cili fillimisht i kishte frikë por tani jo. Disa më kanë paragjykuar disa më kanë paralajmëruar se është rrezik. “Prada” më ngjan pak. Edhe në emocione dhe unë jam pak e akullt. Nuk sulmon asnjëherë nëse nuk ndihet i kërcënuar. Tani është i gjatë 1 metra. Kur të rritet do ia ndërroj vivariumin do ia marr më të madh. Gjatë një muaji ha 4 minj. Një herë në javë”, ka treguar Anisa.