CNN

Një dozë javore e një medikamenti të miratuar së fundmi nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, për trajtimin e diabetit të tipit 2 mund të ndihmojë të rriturit pa diabet të humbin peshë, zbuloi një studim i ri.

Tirzepatide, e cila shitet me emrin e markës Mounjaro, u studiua te njerëzit pa diabet në tre doza: 5, 10 dhe 15 miligramë. Ata që morën pjesë dhe ishin obezë ose mbipeshë dhe morën dozën 5 miligramë, humbën mesatarisht 16 kilogramë, ata që morën dozën 10 miligram humbën mesatarisht 22 kilogramë dhe pjesëmarrësit që morën dozën 15 miligramë humbën mesatarisht 52 23.6 kilogramë.

“Pothuajse 40% e individëve humbën një të katërtën e peshës së tyre trupore,” tha bashkëautorja Dr. Ania Jastreboff, bashkëdrejtoreshë e Qendrës Yale për Menaxhimin e Peshës në një konferencë për mediat.

“Të dhënat ishin mjaft mbresëlënëse,” tha Dr. Robert Gabbay, shefi mjekësor i Shoqatës Amerikane të Diabetit, i cili foli për CNN.

“Humbja e peshës që u vu re në këtë studim ishte edhe më e madhe se ajo që ishte parë në studimet e mëparshme të njerëzve me diabet,” tha Gabbay.

Në përgjithësi, njerëzit pa diabet humbën mesatarisht 15% deri në 20.9% të peshës së tyre fillestare trupore gjatë provës klinike 72-javore.

Ndërsa studimi për njerëzit me diabet që përdorën tirzepatide zbuloi se ata humbën mesatarisht 15% të peshës fillestare të trupit, tha Gabbay.

Gati 40% e pjesëmarrësve të studimit mbipeshë, pa diabet humbën një të katërtën e peshës së tyre trupore kur përdornin ilaçin e diabetit tirzepatide, sipas bashkautorit të studimit Dr. Ania Jastreboff nga Qendra e Yale për Menaxhimin e Peshës.

Ky është ilaçi që po dobëson deri në 52

Në fillim të studimit, pjesëmarrësit kishin një peshë mesatare prej 104.8 kilogramë.

Të rriturit në studim i injektuan vetes tirzepatide ose një placebo një herë në javë, duke përdorur “një pajisje të vogël si stilolaps me një gjilpërë të vogël,” tha Gabbay.

Njerëzit në studim morën gjithashtu seanca këshillimi për t’i ndihmuar ata të qëndrojnë në një dietë të shëndetshme me një deficit ditor 500 kalori, si dhe të paktën 150 minuta aktivitet fizik çdo javë.

Efektet anësore më të zakonshme të raportuara ishin të përziera, diarre dhe kapsllëk. Midis 2.6% dhe 7.1% e pjesëmarrësve e ndërprenë trajtimin për shkak të efekteve anësore. Ky ilaç merret vetëm me rekomandimin e mjekut./L.F-dritare.net