Ledion Liço feston sot ditëlindjen dhe sigurisht nuk ka munguar një urim nga gjysma e tij më e mirë, Sara Hoxha. Kjo e fundit ka postuar në Instagram një video nga një udhëtim i tyre, shoqëruar me një muzikë romantike.
Padyshim, Sara e ka shoqëruar urimin e saj edhe me disa fjali tepër të ëmbla. Ndër të tjera, ajo thotë se janë rritur duke e dashur njëri-tjetrin dhe duke qenë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit.
“Gëzuar ditëlindjen Ledion Liço. 9 vite më parë të takova dhe lidhja jonë është gjëja që më bën më krenare në jetë. Jemi rritur duke dashur njëri-tjetrin thellësisht dhe duke qenë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit. Jam përgjithmonë mirënjohëse që ti më ndihmove të jem ajo që jam sot dhe më dhe familjen më të bukur që e dashuroj”, ka shkruar Hoxha krahas videos.
Kujtojmë që çifti shumë shpejt pritet të bëhen prindër për herë të tretë. Këtë herë, ata do të bekohen me një vajzë pas dy djemve.