Nice ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Klubi francez ka firmosur me Lucien Favre, teknikun 64 vjeçar nga Zvicra. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale, me teknikun e njohur që rikthehet edhe një herë në pankinën e këtij ekipi.
Sakaq, nga Nice është larguar “timonieri” Christphier Galtier. Ky i fundit pritet të marrë drejtimin e PSG, por fillimisht duhet të presin shkarkimin e Mauricio Pochetinos.
55 vjeçari francez shihet njeriu i duhur që mund të çojë në majën e Europës, parisienët. Ditë të rëndësishme në Francë këto, sidomos për disa skuadra, të cilat duken mjaft të impenjuara me lëvizjet.