Shtëpia e Bardhë e ka gati planin: Mijëra vaksina kundër lisë së majmunit do të shpërndahen në SHBA në kuadër të fushatës për të ndalur shpërthimin e sëmundjes.
Zyrtarët sqaruan se po punojnë për të rritur numrin e testimeve dhe kanë zgjeruar grupin e njerëzve që këshillohen të vaksinohen.
I identifikuar fillimisht vetëm në Afrikë, virusi është përhapur në SHBA dhe Europë me shpejtësi të habitshme. Deri më tani në SHBA janë regjistruar 306 raste edhe asnjë vdekje.
Por autoritete shëndetësore vendase paralajmërojnë se numri i vërtetë i të infektuarve mund të jetë më i lartë se kaq. Në gjithë botën janë regjistruar mbi 4,700 raste në 49 shtete. Në udhëzimin e fundit, administrate amerikane bëri thirrje të vaksinohet kushdo që beson se është ekspozuar ndaj lisë së majmunëve.
Ky udhëzim i drejtohet më së shumti meshkujve homoseksualë, pasi shumica e rasteve të identifikuara deri tani në Amerikë ka qenë në radhët e këtij komuniteti. Departamenti për Shëndet do të nisë shpërndarjen e 56,000 dozave të vaksinës – që merret me dy doza ndaras – Jynneos e cila është prodhuar nga kompania daneze, Bavarian Nordic.
Lia e majmunëve nuk përhapet lehtë mes njerëzve, mirëpo mund të bartet përmes kontaktit me lëkurën, nga rrobat apo peshqirët.