José Luis Garcia, i njohur si Pepelu, ka rinovuar me Levante. Asgjë e pabesueshme, sepse eshte thjesht lajm dite, por mesfushori i ri, i lindur në vitin 1998, ka nënshkruar kontratë shume te cuditshme… Ne fakt, ai ka hedhur firmen deri në vitin 2032: me fjalë të tjera, edhe për 10 vite të tjera. Por a ka ndodhur kjo më parë? Duke shkuar prapa, në 2017, përsëri në Spanjë, Saúl nënshkroi një rinovim me Atléticon për nëntë sezone: deri në 2026!
I njëjti vit dhe i njëjti ekip, por kohëzgjatje e ndryshme për Koken: spanjolli e zgjati edhe për 7 vite të tjera. Rinovim 7 sezonesh edhe për Messin në 2009, kur ai u zgjat me Barçën deri në 2016, për të marrë dy vazhdime të tjera ndër vite. Duke qëndruar në Madrid, në krahun e Realit, gjejmë në periudhën e Galacticos një legjendë të kalibrit të Iker Casillas, i cili nënshkroi një kontratë shumëvjeçare nga viti 2008 deri në vitin 2017.
Rinovimi për 10 sezone i Pepelut barazon rekordin e Denilson në kohën e Real Betis. Në vitin 1998, pas Kupës së Botës, spanjollët i ofruan brazilianit një kontratë 10-vjeçare. Megjithatë, eksperienca e tij në Spanjë përfundoi herët me transferimin te Bordeaux në vitin 2005, pas 7 sezonesh. Kush e di nëse historia mes Pepelut dhe Levantit do të ketë një fund tjetër… Sigurisht, FIFA lejon maksimumi 5 vjet, por ne keto raste behet me 5+5 dhe per kete arsye quhet 10!