Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari kanë marrë pjesë në festen e Partisë Socialiste.

Dy perfaqësuesit e LSI-së i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së organizatorëve për të marrë pjesë në festë.

Festa e 31 vjetorit të themelimit të PS ka filluar sot në orën 19:00.

Krahas LSI, Partia Socialiste ka ftuar edhe PDIU-në, me të cilën kanë qenë më herët në aleancë.