Spezia bëri gjithçka për të mbajtur Rey Manaj, por kjo ishte thjeshtë e pamundur. Kartoni i tij por dhe paga e sulmuesit kuqezi ishin faktorë përcaktues në këtë tratativë. Rey Manaj përshëndet Spezia, klubin dhe tifozët dhe rikthehet në Spanjë, te Barcelona, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.
Manaj në Barcelona pritet të jetë “tranzit”, nuk parashikohet të qëndrojë gjatë, pasi është shumë e vështirë që të gjejë hapësira në formacionin e Xavi.
Sipas mediave, në skenë për të siguruar shërbimet e Manaj ka dalë ekipi i Elche. Pasi siguruan mbijetesën në këtë edicion të La Liga-s, Elche kërkon të përforcojë radhët me afrimin e Manaj, për këtë arsye kanë nisur negociatat me klubin blaugrana.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare pavarësisht se është në pronësi të Barcelonës prej afro 2 vitesh nuk e ka provuar ende shijen e La Ligas, Elche mund të jetë një mundësi e mirë për të zbritur në elitën e futbollit spanjoll.