Aktorja Megi Pojani duket se i ka rrëmbyer zemrën futbollistit të kombëtares shqiptare Endri Çekiçi.

Për shumë kohë ajo ka qenë tepër fanatike për të folur mbi jetën e saj private, por së fundmi, bukuroshja ka bërë që nga disa detaje në profilin e saj në Instagram, “sytë e vëmendshëm” të kuptojnë më shumë.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Megi tregon se po shijon pushime në ishujt ekzotikë të Afrikës.

Në një postim ku duket në teksa darkon në një restorant, Megi kuptohet që është në të njëjtin vend me futbollistin Endri Çekiçi.

Fotot ata i kanë publikuar në profilet e tyre në rrjetet sociale në të njëjtën orë dhe siç mund të shihet, në të njëjtën tavolinë.

Endri Çekiçi aktualisht luan për Konyaspor në Turqi, por mesa duket tani është në një romancë të re me aktoren simpatike Megi Pojani.