Dedektivja Shkenda Lili, theksoi në një emisjon se sipas kalkulimeve të saj, ardhja e emigrantëve është një faktor i cili ndikon në balancat mes çifteve.

“Tendenca është përgjatë stinës së verës pasi të gjithë emigrantët vijnë dhe kanë kërkesa përsa u përket investigimeve të tradhëtive. Mendoj që lidhjet sezonale, siç është edhe ardhja e emigrantëve sezonale, aty mbetet dhe mund të rikthehet pas një viti. A ndahen njerëzit për një sezon? Jo. Stina e verës ka flirte, lidhje të momentit, jo afatgjatë, janë të pakta, të paktën me çfarë shoh unë çdo ditë.” – shprehu dedektivja.

Më tej ajo tha se sipas statistikave të punës së saj, 80% e grave dhe vajzave e falin tradhtinë dhe shumë rrallë mund të bëhet shkak për divorcë tradhtia e partnerit. Por ajo shtoi në fund se si meshkujt ashtu edhe femrat tradhtojnë në të njëjtën shpeshtësi.

Nga ana tjetër, Stivens shprehu se në stinën e verës rregullat mes çifteve ndryshojnë për shkak edhe të interesave monetare.