Qershori është muaj i mbarë, por ka një prapaskenë të vogël, kështu tha astrologia Meri Shehu e ftuar sot tek “Rudina”, për parashikimin e muajit Qershor.
Meri Shehu: Qershori është i mbarë por ka një prapaskenë të vogël në datën 14 sepse Hëna e plotë në Shigjetar bën një katërkëndësh me Neptunin. Të gjithë do kenë një lojë apo surprizë të papritur nga pas. Është një muaj me revansh dhe me energji të hapur do nxjerrim çdo gjë brenda nesh dhe do kërkojmë të jetojmë fuqishëm.
12.Shigjetari – Hëna e plotë në këtë shenjë jep mundësi për shenjat e zjarrit por një prapaskenë e madhe do i bëjë ta përjetojnë fort në mes të Qershorit. Hëna e re i jep mundësi për kontakte të reja por janë të paqëndrueshme.
11.Bricjapi – Gjatë Qershorit do u këputen shpresat në çështjet sentimentale e ekonomike për shenjat e Tokës. Aty ku kishte optimizëm të madh nuk do e marrin dot sepse marrëveshjet ekonomike do kenë risk të madh.
10.Demi – Afërdita në shenjën e tyre do ndikohet nga Mërkuri i kundërt deri më 3 Qershor dhe Urani në Dem e Saturni në Ujor do i përballë fort. Duhet të kenë shumë kujdes në marrëdhëniet personale e ekonomike.
9.Gaforrja – Kanë një ngritje të lartë, publicitet, famë. Gaforret duhet të kenë kujdes punën dhe shëndetin, energjia e shpenzuar, pa strategji dhe me mungesë përqendrimi do sjellë problem sepse nuk dinë çfarë shpenzojnë dhe si.
8.Peshqit – Do marrin pjesë në prapaskenat e Qershorit. Hëna e plotë në Shigjetar do i bëjë të kërkojnë të rregullojnë, por në vend të kësaj do prishin më tepër. Duhet të kenë kujdes në karrierë dhe punët e shtetit apo persona që janë të lidhur me të.
7.Akrepi – Si shenjë Uji, nuk po favorizohet shumë gjatë Qershorit. Do ketë paqartësi në marrëdhëniet familjare e erotike. Do gjejë një mospëlqim apo zhgënjim, sidomos në mes të muajit. Një çështje ekonomike, një riskim i madh duhet t’i sjellë në vëmendje që mos të japin më shumë se sa duhet apo të entuziazmohen së tepërmi.
6.Peshorja – Marsi dhe Jupiteri përballë iu sjellin një verë shumë të fuqishme. Martesa të hareshme e të shpejta dhe ndarje të vështira i presin, por do ketë energji e antagonizëm. Duhet të merren me veten që të dinë të përballen dhe të menaxhojnë të tjerët në raport me veten. Kontaktet me jashtë do jenë të favorizuara.
5.Dashi – Duhet të ishin më lart sepse Marsi e Jupiteri në shenjën e tyre do i bëjë të përfolen shumë, por Afërdita në Dem iu jep pasiguri ekonomike. Kur nuk kanë para nuk funksionojnë normalisht dhe nuk janë të gëzuar. Mërkuri i kundërt në Dem sjell pengesa ekonomike që në fillim.
4.Luani – Shumë dashuri, aktivitet, larmishmëri, udhëtime, kontakte me jashtë. Hëna e plotë në Shigjetar sjell një dashuri të re. Nuk mund t’iu thuash diçka sepse nuk do e marrin parasysh ngaqë do jenë të zënë duke shijuar momentin. Ata vetë janë të parapërgatitur për zhgënjime dhe do iu dalë e kundërta, nuk do e përjetojnë keq.
3.Ujori – Janë në kombinim të hareshëm sepse marrin mesazhe, dëshirë për të lëvizur, ekonomi, kontakte t shumta e energji rinore. Hëna e plotë në Shigjetar iu sjell mundësi për njohje e investime të rëndësishme. Kujdes me datën 14 sepse mund të hasin një zhgënjim, por do shkëlqejnë në dashuri.
2.Virgjëresha – Afërdita përplaset me Demin, por Virgjëresha merr energjinë pozitive. Do kenë stabilitet në jetën personale, ekonomike dhe do kenë ringritje. Marsi e Jupiteri në shtëpinë ekonomike iu sjellin mjaft përfitime. Do kenë shumë shpenzime, por të këndshme nga të cilat nuk do ndiejnë çekuilibrim sepse do jenë në lëvizje.
1.Binjakët – Dielli shkëlqen në shenjën e tyre dhe energjia e Dashit dhe Hëna e plotë e Shigjetarëve do i bëjë ta marrin veten mirë. Fejesa, martesa të bukura, propozime shumë romantike, por edhe një zhgënjim të madh. Nëse nuk kanë marrëdhënie me Peshqit mund të marrin energji të mirë. Mërkuri do kthehet i drejtë pas datës 3 dhe i jep përparësi planeve e projekteve dhe do kenë kontakte e udhëtime, si dhe gjëra të rëndësishme për të bërë.