Në fjalimin e saj të parë publik pas gjashtë muajsh, ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel e quajti sulmin rus ndaj Ukrainës një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe një çarje të thellë në historinë e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.

“Solidariteti im është me Ukrainën, e cila është sulmuar dhe pushtuar nga Rusia, dhe me mbështetjen e të drejtës së saj për vetëmbrojtje”, tha Merkel të mërkurën në mbrëmje.

Por, ish-kancelarja tha se ‘’ajo mbështet përpjekjet e ndërmarra nga qeveria aktuale gjermane, Bashkimi Evropian, SHBA, NATO, G7 dhe OKB për të siguruar që kjo luftë barbare e agresionit nga Rusia të ndalet”.

Merkel foli para 200 të ftuarve në një ngjarje lamtumire në Berlin për Reiner Hoffmann, i cili së fundmi dha dorëheqjen si president i konfederatës gjermane me ndikim të sindikatave.

Merkel trajtoi shkeljet e të drejtave të kryera kundër civilëve.

“Bucha është përfaqësues i këtij tmerri’’, theksoi ajo duke iu referuar masakrës së qindra njerëzve në një periferi të Kievit.