Ish-kryeministri Sali Berisha është duke marrë pjesë në Forumin e Forumin e IX-të Global në Baku të Azerbajzhanit.
Gjatë fjalës së tij Berisha nuk i ka kursyer sulmet për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në Azerbajxhan, se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të cilin e akuzoi se po e mban pezull konfliktin që ka me Kosovën.
Teksa kujtoi vizitën e Vuçiç në veri të Kosovës para tre vitesh, Berisha theksoi se ky i fundit e tha haptas se Serbia do të zgjerohet e do bëhet më e madhe. Sipas Berishës furnizimi i Serbisë me armë kineze e ruse është shqetësim i madh.
“Tre vite më parë, Vuçiç vizitoi veriun e Kosovës, tre ditë në çdo takim u shpreh haptas se Serbia do zgjerohet dhe do bëhet më e madhe.
Millosheviç ishte lider i madh por kreu disa gabime, po ky president u betua para dy javësh para parlamentit duke u zotuar se do të mbronte sovranitetin e Serbisë përfshirë Kosovën.
Kjo do të thotë që konflikti të mbahet pezull, nëse qëndron kështu e mban konfliktin të vazhduar.
Por nëse atje shkojnë armë ruse dhe kineze, në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askush, askush nuk e kërcënon Serbinë sot, jam tërësisht i bindur, mendoj se kjo që po ndodh është shqetësuese.”-tha Berisha.