Disa figura të Partisë Socialiste kanë marrë pjesë në homazhet në nder të ish-kreut të shtetit Bujar Nishani që po mbahen në presidencë.
Mes tyre, Elisa Spiropali, Milva Ekonomi, Taulant Balla, Klotilda Bushka dhe shumë të tjerë kanë nderuar figurën e ish-presidentit duke i shprehur ngushëllime familjarëve të tij.
Më herët në radhët e PS, figurat që bënë homazhe në nder të Nishanit ishin ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.