Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca ishte e para anëtare e kabinetit qeveritar që mbërriti pak pas orës 10:00 për të kryer homazhet në ceremoninë shtetërore të lamtumirës në nder të ish Presidentit Bujar Nishani.
Ajo u përkul me nderim para arkëmortit me trupin e pajetë të ish Presidentit dhe të mbuluar me kurora me lule.
Pasi u shprehu ngushëllimet familjes së të ndjerit, Krifca la shënimin e saj në librin e ngushëllimeve.
Homazhet shtetërore në nder të Nishanit mbahen në ambientet e Presidencës këtë të enjte, nga ora 10:00 deri në 12:00.
Pas orës 12:00- arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.
Ceremonia e varrimit do të ketë dhe fjalime lamtumire.