Klaudia Xhaferraj po udhëtonte me djalin e saj në makinë me një mjet tip “Ëolksvagen”, udhëtim që rezultoi i fundit për të dy.

Ajo humbi kontrollin e mjetit, theu barrierën e Urës së Goricës dhe përfundoi në lumë. Siç duket dhe nga pamjet që kanë regjistruar kamerat e sigurisë në zonë, mjeti nuk është duke lëvizur me shpejtësi të lartë, por mbetet e paqartë si e ka humbur kontrollin e mjetit e reja.

I mituri është nxjerrë i gjallë nga banorët, që sa kanë parë ngjarjen janë futur në lumë, por as ai, as e ëma nuk mundën t’i mbijetonin këtij aksidenti të rëndë.