Jose Mourinho provon goditjen e madhe dhe angazhimin e Gareth Bale. Këtë e ka bërë të ditur gazeta spanjolle El Nacional, e cila zbulon synimin e teknikut për t’u ribashkuar me sulmuesin pas një eksperience disa mujore të përbashkët me Tottenhamin. Mourinho mësohet se i ka telefonuar Bale, për ta bindur lojtarin që të provojë një aventurë të re në Itali, më saktësisht në Romë me të.
Kontrata e sulmuesit uellsian me Real Madrid-in skadon më 30 qershor dhe tani është në kërkim të një klubi të ri. Disa skuadra spanjolle janë të interesuara, por Special One do të mundohet ta marrë në Trigoria për të pasur një përforcim cilësor në repartin sulmues.
Gareth Bale nuk ka kaluar një sezon shumë të mirë me Los Blancos, duke parë se ka qendruar më shumë në stol se sa në fushë. Në fakt, uellsiani ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në total në sezonin 2021/22 me kampionët e Spanjës dhe Europës, duke realizuar një gol.