NATO duhet të demonstrojë gatishmëri më të madhe dhe të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse përgjatë kufirit lindor, – tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai takoi kryeministrin holandez Mark Rutte dhe liderët e Polonisë, Danimarkës, Rumanisë, Portugalisë Letonisë, dhe Belgjikës në Hagë, përpara samitit të Madridit në fund të qershorit.

JENS STOLTENBERG

SEKRETARI I PERGJITHSHEM I NATO

Në samitin e Madridit, ne do të biem dakord për një fuqizim të konsiderueshëm të pozicionit tonë. Diskutuam nevojën për një postë më të gatshme luftarake, një nivel edhe më të lartë gatishmërie dhe pajisje dhe furnizime të parapërgatitura.

Gjatë një deklarate për mediat, Stoltenberg nënvizoi se vendet perëndimore duhet t’i dërgojnë Ukrainës armatime më të sofistikuara, në mënyrë që ajo të ndalë përparimin e forcave ruse.

JENS STOLTENBERG

SEKRETARI I PERGJITHSHËM I NATO

Ukraina duhet të ketë më shumë armë të rënda dhe aleatët e partnerët e NATO-s e kanë ofruar këtë lloj armatimi.

Por deklaratat e shefit te NATO-s sollën reagimin e Moskës e cila shikon në këtë qëndrim të aleancës, një tjetër përpjekje për përshkallëzimin e situatës në Ukrainë.