Mbrojtësi katalanas, Gerard Pique është kthyer në qendër të lajmeve rozë, për shkak të një tradhtie të pretenduar ndaj bashkëshortes së tij Shakira. Sipas mediave në Spanjë, kjo lidhje do të shkatërronte marrëdhënien shumëvjeçare mes futbollistit dhe këngëtares e madje ka zëra që thonë se dyshja s’janë duke jetuar më së bashku.

Gazeta spanjolle El Periodico, tregon detaje nga tradhtia. Sipas tyre, Pique takohet me një vajzë të re bionde rreth të 20-ave, që është studente dhe mikpritëse eventesh në Barcelonë.

Raporti pretendon se Pique është parë disa herë me këtë grua dhe se Shakira ka marrë vesh gjithçka.
Të tjera media spanjolle shkruajnë se Pique e ka tradhtuar këngëtaren me mamanë e bashkëlojtarit të tij Gavit, dhe është në lidhje me këtë të fundit prej 12 vitesh.

Shkruhet po ashtu se 17-vjeçari Gavi nuk ka qenë në dijeni të kësaj tradhtie e nëse kjo do të konfirmohej, tek Barcelona do të plaste një skandal i madh.