Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë Zbignieë Rau.
Ahmetaj tha se integrimi euroatlantik mbetet një orientim i pazëvendësueshëm për të gjithë vendet e rajonit.
Gjithashtu ai falënderoi ministrin, për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë, duke shtuar se turizmi mbetet një nga bashkëpunimet kyçe mes vendeve.
Ministri i Jashtëm polka, Zbignieë Rau, deklaroi se, përgëzon Shqipërinë për hapat e ndërmarrë në luftnë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndër të tjera, Rau theksoi se Polonia mbështet aspiratat për antërasëimin e Shqipërisë në BE.
“E përgëzoj qeverinë e Shqipërisë për hapat e ndërmarrë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
OSBE po përballet me sfidën që ka mundësi të jetë me e madhja, agresioni rus i ka shkundur themelet e sigurisë së Europës. Më shumë se kurrë na duhet solidaritet për të ruajtur parimet themelore të OSBE. Shqipëria është e angazhuar për të ruajtur efikasitetin e organizatës së OSBE. Ne bashkëpunojmë ngushtë në kuadrin në Nato. Polonia mbështet aspiratat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha ministri.