Merkato e verës pritet të jetë shumë e nxehtë. Pasi Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, dy prej yjeve më të kërkuar në botën e futbollit, e vendosën të ardhmen e tyre, topi u kalon disa yjeve të tjerë.
Yje që mund të sigurohen me kosto zero pasi kontratat e tyre me klubet respektive do të skadojnë 30 qershorin e ardhshëm dhe që mund të jenë një mundësi e artë për shumë klube të mëdha të Europës.
Lista e lojtaravë që do të lirohen me kosto zero këtë verë dhe që mund të ndezin merkaton: Luis Suarez (35 vjeç), David Ospina (33 vjeç), Federico Bernardeschi (28 vjeç), Andrea Belotti (28 vjeç),
Dries Mertens (35 vjeç), Jesse Lingard (29 vjeç), Adnan Januzaj (27 vjeç), Christian Eriksen (30 vjeç), Chancel Mbemba (27 vjeç), Corentin Tolisso (27 vjeç), Florian Grillitsch (26 vjeç), Paulo Dybala (28 vjeç), Isco (30 vjeç), Ousmane Dembele (25 vjeç).
E ardhmja e disave prej tyre mund të jetë e shkruar tashmë, por paqartësia është shumë e madhe për pjesën e tjetër. Të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme.