Vështirohet anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Finlanda njofton se pa Suedinë edhe ajo do të heqë dorë nga anëtarësimi, ndërkohë që Suedia po pengohet nga Turqia.

Këtë deklaratë e bëri presidenti i Finlandës gjatë vizitës së sekretarit të përgjithshëm të NATO Jens Stoltenberg.

Por shefi i NATO provoi të shihte të ardhmen me optimizëm.

“Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do të forconin aleancën tonë dhe rajonin verior të Evropës. Tashmë aleatët tanë po shohin se cilat do jenë hapat e radhës për zgjerimin. Por ne duhet të marrim parasysh të gjitha shqetësimet e aleatëve edhe të Turqisë që ankohet për grupin terrorist PKK”, tha ai.

Finlanda dhe Suedia kërkuan të heqin neutralitetin pas shumë vitesh për shkak të sulmit të Rusisë në Ukrainë.

Me shumë gjasa anëtarësimi i dy vendeve të Evropës veriore do të jetë në tryezën e diskutimit në samitin e NATO që do të mbahet në fund të qershorit në Madrid, por nuk pritet të merret as aty një vendim përfundimtar.