Armando Broja mbetet një temë e hapur, një emër që vijon të qarkullojë fuqishëm në Serie A dhe Premier League. Në Itali, janë disa ekipe që kanë kryer sondazhe në lidhje me “bomberin” kuqezi, ekipe si Napoli, Lazio, Atalanta e së fundmi Bologna, por dëshira e lojtarit është të mbetet në Angli, në Premier League.

Në fakt ofertat për të nuk mungojnë nga ishulli. Arsenal prej kohësh është vënë në ndjekje të Brojës, por në të njëjtën kohë edhe ekipe si Newcastle, Everton dhe Nottingham kanë kërkuar informacion zyrtar në dyert e Chelsea.

Sipas Sky Sport, për Brojën pritet një derbi londinez, pasi së fundmi në garë është futur edhe West Hem, skuadër të cilës Broja i realizoi dhe një super gol gjatë këtij sezoni. West Hem është gati të paraqes ofertën zyrtare për sulmuesin shqiptar dhe gjithnjë sipas Sky Sport,