Ju folët kur prezantuat të dhënat një ditë më pas samitit, për një brez që ka punuar për të realizuar këtë ëndërr, ndërsa sot jemi asgjëkundi.
Ky është problem i madh, për këtë janë të pakënaqur të gjithë në mënyrën se si është trajtuar politika e zgjerimit. Politika e zgjerimit është quajtur gabimisht e tillë sepse Ballkani Perëndimor nuk është as Ukraina as Gjeorgjia. Ballkani Perëndimor ëhstë pjesë e kontinentit Europian ndërsa zgjerimi është kur zgjerohesh me një vend që nuk është pjesë e Europës. Problemi kryesor ky ka qenë se nisi si politikat më ambicioze dhe vit pas viti fuqinë e merrnin më dorë teknokratët ndërsa politikanët filluan të shohin mandatin e tyre politik dhe të bëheshin teknokratë më shumë se politikanë me vizion, atëherë procesi filloi të largohej. Europa nuk i ka qëndruar besnike dhe nuk ka ndjekur zbatimin e politikave më ambicioze. Për të konsideruar Europën dhe Ballkanin Perëndimor pjesë të Europës, për të parandaluar që brenda Europës të ketë një rajon në të cilin do të ketë problematika me të cilat Europa nuk do të ballafaqohet dhe duke pasur nivelin më të lartë të investimit në rajonin tonë, Europa po humb territorin që duhet ta kishte brenda. Jo vetëm për problemet e BE-së. Trajektorja ka qenë e qartë, në ju ndihmojmë që të reformoheni në mënyrë që gjatë kësaj rruge të mos kemi probleme. Kjo lloj balance u prish dhe më vonë filloi një proces tjetër.
Balla: Deri në 2019 në fakt mund të thuhet se kanë të drejtë, pasi shumë nga reformat ishin të lëna përgjysëm, bllokimi politik pati pasojat e veta. Siç iu referuat qarkut të Fierit ndonjëherë më duket se këto lloj bllokimesh nuk janë rastsësi. Më duket sikur vetë brenda klasës politike, opozita e përdor procesin e integrimit për a bllokuar palën tjetër.
Bregu: Që e ka qenë gabimi më i madh, një nga kostot e mia politike, se të paktën prj vitit 2014, gjithë kohën kur I referohesha procesit të integrimit, I referohesha me kërkesën për tu konsideruar si një axhendë kombëtare dhe ky është problem I madh duke menduar se kemi kohë, mjafton që lajmi i mirë të vijë dhe të jetë brenda mandatit tim qeveritar, Europa aty është e ne këtu do të jemi. Mirëpo ne jem duke rendur tashmë dhe jemi edhe ne edhe Europa në vrapim, ndërkohë që ne kërkojmë idenë e Europës ndërsa Europa është në kërkim të një rendi të ri. Reformimi I Europes nuk kalon vetëm nëpërmjet traktateve. Vendimi i të qënurit identiteti shqiptar është një identitet më I afërt meEuropën më shumë se çdo identitet tjetër.