Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer mbi takimin e tij me ish-kryeministrin dhe ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i akuzuar nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte.
Sipas Ramës, Hashim Thaçi i ka thënë se nëse ai do të kthehej mbrapsht për Luftën e Kosovës do të bënte 100 herë të njëjtën gjë për çlirimin e vendit. Rama shtoi se akuzat e ngritura ndaj tij është absurde dhe aq më tepër që Gjykata Speciale nuk ka paraqitur ndaj tij as akuzat e Dick Marty-it, akuza të cilat e çuan Hashim Thaçin drejt Hagës.
Edi Rama: Të vendosësh nën akuzë sikur kishin një potencial ushtarak të organizuar ishte që në start një absurd.
Çfarë gjëje u bë gabim që u arrit në këtë situatë?
Edi Rama: Më ka bërë përshtypje fakti që Hashimi më tha se nëse do të kthehesha 100 herë, 100 herë do të bëja të njëjtën gjë sepse jam i bindur që ka qenë gjëja e duhur. Nëse kjo ishte kostoja që i duhej paguar për t’u çliruar një herë e përgjithmonë nga spekulimet, akuzat e ngritura, sidomos nga ai famëkeqi Dick Marty, ndërkohë që në aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale nuk ka asgjë nga Dick Marty, atëherë ai tha: Kështu qoftë, më vjen mirë që në këtë kosto jam edhe unë për ta paguar dhe nuk është diçka që po u ndodh shokëve të mi dhe unë jam i papërfshirë.