Sadio Mane është zyrtarizuar sot te Bayern Munich. Sulmuesi u largua nga Liverpool dhe nënshkroi me gjermanët deri më 30 qershor 2025. Senegalezi, më pas deklaroi: “Jam shumë i lumtur që më në fund jam pjesë e Bayern. Bisedova me klubin dhe ndjeva interesimin e madh të këtij klubi nga momenti i parë.
Nuk kisha asnjë dyshim në mendjen time që në fillim. Është koha e duhur për këtë sfidë për mua. Dua të arrij shumë me këtë klub, edhe në arenën ndërkombëtare. Bayern e ndiqja shumë që kur isha te Salzburg, më pëlqen shumë ky klub”
Por, sigurisht, tani pyetja eshte: a do te shitet Lewandowski? Duke folur në konferencën për shtyp të prezantimit te Sadio Mane, CEO i Bayern, Oliver Kahn, iu përgjigj gjithashtu pyetjeve të gazetarëve për Robert Lewandowski:
“Ai ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe ne presim ta shohim atë në ditën e parë të parasezonit. Asgje nuk ka ndryshuar. Robert ka një kontratë me ne edhe për një vit dhe do të jemi të lumtur kur ai të na bashkohet në grumbullim”…
Sakaq, duke folur për SportBILD për mundësinë e një oferte të përmirësuar nga Barcelona, edhe drejtori sportiv Salihamidzic tha: “Nuk më intereson kjo. Pres ta shoh Robertin në stërvitje në Säbener Straße më 12 korrik.”
Kur u pyet nëse Bayern Munich po nënshkruante me Sadio Mane nga Liverpooli për të siguruar të ardhmen e tyre në rast të largimit të Lewandowskit, ai shtoi: “E kuptoj pyetjen tuaj, por pozicioni ynë është i qartë: Roberti ka një kontratë deri në verën e vitit 2023”.