Papa Françesku, ka reaguar për luftën ruse në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij Papa Françesku, ka dënuar sulmet në qendrën tregtare në Kremenchuk në Ukrainë.
“Çdo ditë mbaj në zemrën time Ukrainën e shtrenjtë dhe të torturuar që vazhdon të rrënohet nga sulmet barbare ruse. Lutem që kjo luftë e çmendur të marrë fund së shpejti. Zoti haptë rrugët e dialogut që njerëzit nuk duan t’i gjejnë”, është shprehur më tej ai.
Të paktën 18 persona humbën jetën nga sulmi i forcave ruse në qendrën tregtare në Kremenchuk, ndërsa qindra të tjerë mbetën të plagosur. Sulm ky i ndodhur ditën e djeshme, ndërsa solli reagimet të zyrtarëve ndërkombëtarë që dënuan ashpër sulmin, ndërsa u shprehën qartë së do të vazhdojnë të mbështesin popullin ukrainas.