Në fund të meshës së zakonshme të mërkurën, Papa Françesku bëri thirrj për një krizë të re, të madhe ushqimore për shkak të luftës në Ukrainë.

“Ju lutemi mos e përdorni grurin, ushqimin bazë, si armë lufte”, tha ai.

“Është një shqetësim i madh që eksportet e grurit nga Ukraina, nga të cilat varen jetët e miliona njerëzve, veçanërisht në vendet më të varfra të botës, janë bllokuar”, tha Ati i Shenjtë.

“Unë bëj thirrje që të bëhet gjithçka që është e mundur për të zgjidhur problemin dhe për të garantuar të drejtat universale të njeriut në ushqim”, shtoi Papa Françesku.