Papa Françesku priti të premten në Vatikan, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Më pas, Kryetarja e Komisionit u takua me kryeministrin e Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Paul Richard Gallagher.
Sipas Selisë së Shenjtë, në bisedimet me kardinalin Parolin, “theks i veçantë u vu në marrëdhëniet pozitive dypalëshe dhe angazhimi për të punuar për përfundimin e luftës në Ukrainë, me theks të veçantë në problemet humanitare dhe pasojat e luftës në vazhdim”.
Papa Françesku mbërriti në Pallatin Apostolik për të takuar Presidenten e Komisionit Evropian, në karrige me rrota, për shkak të dhimbjeve të gjurit që vazhdojnë ta mundojnë.