Papa Françesku ka refuzuar të bëjë një dallim mes “të mirës dhe të keqes” në luftën në Ukrainë, citohet të ketë thënë ai nga e përditshmja La Stampa, e cila raportoi bisedën e Papës me redaktorët e revistave kulturore evropiane jezuite.
I pyetur nëse ai ishte në favor të presidentit rus Vladimir Putin, Papa u përgjigj: “Jo, nuk jam, thjesht jam kundër reduktimit të kompleksitetit në dallimin midis së mirës dhe së keqes”.
Papa Françesku gjithashtu shtoi se shpreson të takohet me Patriarkun Kirill të Kishës Ortodokse Ruse në shtator në Kazakistan.