Fundi i lidhjes mes këngëtares kolumbiane Shakira dhe futbollistit spanjoll të FC Barcelona, Gerard Piqué, vazhdon të zbulojë marrëdhënien e thyer dhe të tensionuar të çiftit të famshëm.

Këtë herë raporti i “Mamarazzis” zbulon se ndarja mes të dyve ka qenë edhe më e hidhur nga sa mendonim.

Sipas raportit, çifti kishte si fqinj prindërit e Piques dhe ata të Shakirës, shtëpitë ishin të ndërlidhura, por ideja e këngëtares është të shkatërrojë aksesin e përbashkët. Shakira beson se duke mos qenë më një familje, ata nuk duhet të kenë më gjëra të përbashkëta.

Mure për të ndarë shtëpitë?

Të tre shtëpitë ndodhen në komunën Esplugues de Llobregat, e cila ndodhet në qytetin e Barcelonës.

“Shakira po e mendon shumë seriozisht ndërprerjen e komunikimit të njërës shtëpi me tjetrën,” tha gazetarja Laura Fe. “Nuk është më familja e saj dhe ajo do të donte të ndante pjesët e përbashkëta”.

Çështja mund të bëhet edhe më serioze, pasi marrëdhënia me prindërit e Pique mund të jetë aq e tensionuar, saqë këngëtarja ka menduar të ngrejë mure midis shtëpisë të gjyshërve dhe fëmijëve të saj.

E dashura e re e Gerard Pique?

Ndërkohë që këto plane konkretizohen, sipas gazetarëve, Pique tashmë ka kthyer faqen, pasi po takohet me një vajzë 22 vjeçare. Emri i të dashurës së re të Pique cilës nuk është bërë ende i ditur, e vetmja gjë që dimë është se fillon me shkronjën “C”.