Rudina Dembacaj ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre i ka kërkuar një këshillë.
“Rudina, si t’ia dal me komentet që ti je një mami e divorcuar, ty nuk të merr më njeri. Më kanë lodhur”, i ka shkruar ajo. Aktorja i ka treguar se sipas eksperiencës së saj, ndodh e kundërta.
“Nga eksperienca që kam është e kundërta. Vështirësitë që kalojmë na bëjnë të jemi më sexy dhe të parezistueshme. Vetëm për burrë nuk do vuash kurrë. Por mos e merr si atë që ke lënë. Merr një shok këtë herë. Gëzuar”, ka shkruar Rudina.