Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares Bueno, nuk e ka përjashtuar mundësinë që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të paraqitet personalisht në samitin e NATO-s në Madrid në fund të qershorit.
Duke folur në Sky News në Mbretërinë e Bashkuar, ministri tha se padyshim se do të ishte e vështirë për Zelensky të udhëtonte, por së paku ai do të ishte i pranishëm në video-konferencë.
Ministri përsëriti gjithashtu se Spanja është pro pranimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë, sipas The Guardian.
“E kemi thënë publikisht, shumë herë. Ne e kuptojmë se shqetësimet e sigurisë të të gjithë anëtarëve të NATO-s duhet të merren parasysh. Prandaj, edhe ne i kemi dëgjuar me shumë kujdes miqtë tanë turq. Dhe ne shpresojmë që përmes dialogut gjithçka do të mund të zgjidhet”, tha ai.