Nga Plator Nesturi
Zgjedhja e presidentit të ri tashmë qartësisht përcakton se do të zgjidhet nga PS, pas djegies së tre raundeve të para për të pasur konsensus me opozitën. Përse palët shkuan drejt ndarjes? Përfaqësuesi i një grupimi deputetësh të PD-së, Enkelejd Alibeaj, bëri përgjegjëse mazhorancën për prishjen e marrëveshjes, sa qëndron ky pretendim?
Ndodhi ashtu siç pritej. Po shkojmë drejt raundit të katërt dhe duket se tashmë gjithshka do të varet nga grupi parlamentar i maxhorancës. U përket atyre tashmë të përzgjedhin kandidaturën për president të vendit e ta paraqesin për votim në kuvend. Tre raundet e para në të cilat iu dha mundësi opozitës për të paraqitur kandidaturat e saj, më së tepërmi u përdorën politikisht porse nuk prodhuan asnjë emër kandidati të paraqitur në mënyrë zyrtare nga 20 deputetë. Që pas dështimit të raundit të dytë pa asnjë kandidaturë për votim, u bë e qartë se nuk mund të shkohej dot drejt një presidenti i cili do të kishte konsensusin e plotë nga të gjitha palët. Socialistët të parët e kuptuan se për të arritur tek një president gjithëpërfshirës, kjo nuk mund të bëhej vetëm me një segment të veçantë të opozitës. Lufta politike brenda minorancës dhe zhvillimet e fundit në PD e kanë bërë të pamundur gjetjen e një formule bashkëpunimi. Kemi të bëjmë me deputetë që kanë të njëjtën sigël dhe që lufotjnë në llogore të ndryshme njëri tjetrin dhe kur ata nuk arrijnë dot të bashkëjetojnë brenda së njëjtës godinë, e bën mission të pamundur që të kenë një zë dhë të njëjtat interesa përballë maxhorancës. Në këtë kuptim Presidenti konsensual “kish vdekur” që pa nisur procesi. Të dyja palët në PD, pak ose aspak u morën me këtë çështje që për to nuk kish ndonjë peshë për situatën në të cilën ndodhen. Interesi i tyre është ngërthyer në luftën civile që ndodh brenda opozitës dhe për raportet e forcës në to.
Si rrallherë emri i kreut të shtetit mbetet sërish enigmë, edhe pse me gjasë mund të zgjidhet pas gjashtë ditësh, përse kjo mungesë trasparence?
Nuk ka si të ndodhë ndryshe në një parlament të fragmentarizuar kaq shumë dhe ku nuk dihen kufijtë dhe numrat që ka një forcë politike dhe sa ka një tjetër. E vetmja parti që i ka të përcaktuara numrat e saj është PS dhe lojën e saj në procesin e përzgjedhjes së presidentit e bën si të dojë pasi aktualisht nuk ka rivalë. Dikur çështja e presidentit diskutohej në treyezën e dy kryetarëve , atij të maxhorancës dhe të opozitës. Nëse merreshin vesh për emrin procedohej, nëse jo ( cfarë ishte më e zakonshmja), maxhoranca vinte veton duke përzgjedhur këdo ti kish qejfi. Kësaj rradhe situate ka ndryshuar. Në opozitë nuk ka më kryetar, ose më saktë nuk dihet kush është dhe sa përfaqëson në të vërtetë. Në këto kushte procesi nisi në parlament dhe faktorë ishin ata që kishin dhe një shumaturë më të madhe votash se rivalët brenda partisë. Por jo aq faktorë sat ë dominojnë e të vënë kushte. Sidoqoftë është diçka pozitive që procesi nisi si parlamentar, ( dhe ashtu duhet të jetë derisa presidenti votohet në parlament), dhe jo si një Pazar midis kryetarëve të dy forcave rivale politike. Shpresoj që kjo të bëhet normë për ta shndërruar në një proces demokratik e për ti dhenë peshë hetës parlamentare.
Në situatën aktuale politike, ku përçarja e opozitës sa vjen dhe thellohet, a mund të kishte luajtur politikisht kryeministri Rama duke ia lënë “Grupimit Basha” (përfaqësuar nga Alibeaj) emrin e kreut të shtetit, me qëllim që ta faktorizonte dhe institucionalizonte përballë revanshit të Berishës?
Politikisht edhe mund ta bënte këtë duke i dhënë akses Alibeajt e të tijve për presidentin e ri. Kjo natyrisht do ti jepte një peshë atij në funksion të betejës që po zhvillon me Berishën. Dhe sa më shumë të zagjasë kjo betejë midis demokratëve aq më e lehtësuar do jetë maxhoranca nga trysnia e opozitës. Por nga ana tjetër, nëse do ti kish dhënë akses në këtë përzegjedhje Alibeajt, kjo do të dëmtonte vetë imazhin e presidentit të ardhshëm. Rithemelimi nuk do të mund ta prononte kurrsesi që presidenti të përzgjidhej nga kundërshtarët brenda partisë. Të nesërmen e këtij propozimi do të shihnim që Berisha me të tijtë do të nisnin menjëherë baltosjen e figurës së kandidatit të paraqitur dhe do ta paraqisnin atë dy herë si shërbetor, pra jo vetëm të Ramës por dhe të Alibeajt e Bashës. Duket që Alibeaj e kuptoi vetë këtë skenar dhe kjo bëri që ai të mos paraqesë asnjëherë zyrtarisht me firmën e 20 deputetëve, emrin e një kandidati të mundshëm. Në fund të fundit më mirë kështu. Opozita ka të tjera prioritete brenda saj dhe i duhet ende kohë të rigrupohet të qartësojë të ardhmen e vet. Çështja e presidentit për të ishte thjesht një procedurë parlamentare por pa ndikim në betejën e saj të brendshme dhe në fatet politike të deputetëve të ndarë të saj.
Edhe pse ende nuk ka një emër, në gjykimin tuaj a do të jetë një president “i bindur” ndaj mazhorancës, apo pavarësisht se i “përgjedhur nga Rama” do të përfshihet në “pavarësinë institucionale”?
Më duken absurd dhe të ekzagjëruara paranojat se pot a zgjedhë Rama, a gjithkush tjetër presidentin, ai do të jetë kukull e bindur në duart e tij. Kemi të bëjmë me kreun e shtetin dhe është e natyrshme që të zgjidhet një personalitet me kontribut të lartë professional apo politik. Dhe sa më profil i lartë të jetë kjo figurë, aq më pak ekziston mundësia që të jetë i përdorshëm, nga gjithkush. Në momentin që vendoset në pozicionin e kreut të shtetit dhe symbol i unitetit, tek çdokush që vendoset në atë post, nisin të procedojnë disa mekanizma të brendshëm që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e detyrës dhe integritetin e figurës. Dhe këtë integritet e kemi parë dhe në figurat e presidentëve të ndryshëm, që ndonëse i ka zgjedhur forca e tyre politike në atë post, me veprimtarinë e tyre kanë dëshmuar se mund të ngrihen mbi interesat e ngushtë partiakë e të jenë president për të gjithë shqiptarët. Kështu besoj se do të ndodhë dhe në këtë rast.