Ajo që pritej, ndodhi. Mauricio Pochetino nuk do jetë më trajner i PSG, me zyrtarizimin e klubit që mbetet thjeshtë çështje ditësh.Sipas asaj që shkruan RMC Sport, klubi nga Parisi ka arritur marrëveshjen me teknikun për ndërprerjen e kontratës, e cila parashihej të vlente deri në vitin 2023. Pas disa ditësh diskutimi mes palëve, “timonieri” dhe drejtuesi kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Pochetino qëndroi në stolin e PSG për 84 ndeshje, ku ia doli të marrë 2.15 pikë për ndeshje. Ajo që solli shkarkimin e tij nga pankina është dështimi në Champions League.
Në stol pritet të ulet Christophe Galtier, ish teknik i Lille.