Interi eshte duke hedhur sytë vërdallë për të nënshkruar me një qendërmbrojtës. Bremer është i preferuari, por konkurrenca e madhe për të ka detyruar drejtuesit zikaltër të kontaktojnë një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic. 24-vjeçari ka një kontratë me Fiorentinën deri në vitin 2023 dhe nuk është i paprekshëm. Piero Ausilio i Interit ka kontaktuar agjentin e lojtarit, Fali Ramadani, në përpjekje për të hedhur themelet për një marrëveshje të mundshme.

Fiorentina e vlerëson 15 milionë euro lojtarin. Por, pse ky nxitim i Interit? Sipas gazetarit Fabrizio Biasin eshte shitja e Skriniar ne mes. “Ausilio dhe Ramadani u takuan mbrëmë për të biseduar për Milenkovic. – Interi refuzoi një ofertë prej 50 milionë PSG për Skriniar. Interi nuk ka vendosur një çmim për lojtarin, me gjasë do te kete nje sulm tjeter nga francezët”. Sipas asaj qe qarkullon, PSG mund te arrije deri ne 60 mln euro dhe bonuse per mbrojtesin.

Madje, sipas asaj qe qarkullon ne mediat e ndryshme italiane, prej 3 javesh agjenti i Skriniar eshte ne kontakte me PSG dhe per kete arsye ai eshte kthyer objektivi numer 1. Eshte e qarte se njeri mes Bastoni dhe Skriniar do te pershendese. Tottenham momentalisht nuk ka rritur oferten per Bastonin. Delikate edhe situata e Dumfries, qe kerkohet ne Premier League dhe mund te sakrifikoeht per huazimin e Lukakut, vetem nese Chelsea do te pranoje kete levizje. Drejtori sportiv i Interit Ausilio ka qene ne Londer.