Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia nuk shqetësohet nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s, por ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet çdo “kërcënimi”, sipas CNN.
“Nuk ka asgjë që mund të na shqetësojë për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Nëse duan të bashkohen, le ta bëjnë.
“Por ata duhet të kuptojnë se nuk ka pasur asnjë kërcënim më parë, ndërsa tani, nëse kontingjentet ushtarake dhe infrastruktura vendosen atje, ne do të duhet të përgjigjemi dhe të krijojmë të njëjtat kërcënime për territoret nga të cilat krijohen kërcënimet ndaj nesh”, tha Putin në një konferencë për shtyp Samitit të Kaspikut në Turkmenistan të mërkurën.
Putin shtoi megjithatë se zgjerimi i NATO-s do të sillte “tensione”.
“Gjithçka po shkonte mir për ne por tani do të ketë disa tensione, kjo është e qartë; është e pamundur të ndodhi e kundërta,” tha ai.