Ndërsa liderët e NATO-s janë mbledhur në Madrid në një samit me në fokus pushtin e Ukrainës, vëmendja ka shkuar tek një tjetër element, që në fakt gjendet kudo në restorante: sallata ruse.

Zyrtarët ndërkombëtarë dhe gazetarët u hutuan kur panë se sallata, një kombinim i patateve, majonezës dhe perimeve të njohura si “ensaladilla Rusa”, shitej si “sallatë me patate në stilin rus” në vendin e samitit.

“Sallatë ruse në një samit të NATO-s? Jam pak i befasuar nga kjo zgjedhje e pjatës”, tha gazetari Iñaki López për median spanjolle La Sexta.

Ndërkohë që bëri shumë bujë, duket se pjata tani ka marrë një emër tjetër dhe quhet “sallatë tradicionale”, shkruan The Guardian, përcjell abcnews.al.

Kuzhinieri spanjoll José Andrés shkoi një hap më tej, duke shtuar bukë domate dhe duke e quajtur “sallatë ukrainase” në shenjë solidariteti në darkën që ai koordinoi për vizitën e ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm të martën.

Ishte një riemërtimn që filloi muajin e kaluar kur Andrés njoftoi se do të ndryshonte emrin e pjatës në të gjitha restorantet e tij. Nismës së tij i janë bashkuar një sërë baresh dhe restorantesh.

Ndër të parët ishte Mesón Martín, një restorant tre dekadash në qytetin verior të Zaragozës. “Miq, ne kemi vendosur të ndryshojmë emrin e sallatës së famshme”, njoftoi restoranti në rrjetet sociale në fund të shkurtit. “Nga sot, sallatën e Kievit do ta gjeni në menunë tonë, në solidaritet me popullin e Ukrainës.”

Nuk është hera e parë që ushqimi kryesor spanjoll, i kredituar nga shumë për kuzhinierin italo-britanik Charles Elmé Francatelli, bie pre e politikës. Gjatë diktaturës së Francisco Frankos, baret dhe restorantet shpesh ndryshuan emrin në “ensaladilla nacional”, ose sallatë kombëtare, për të shmangur lidhjen me shpërndarjen e propagandës pro-komuniste.

Gjithashtu nuk është hera e parë që ushqimi përfundon si peng diplomatik. Në vitin 2003, patate të skuqura dhe bukë e thekur u riemëruan “patate të skuqura liri” dhe “dolli të lirisë” në kafeteritë e Kongresit të SHBA nga republikanët të indinjuar me kundërshtimin e Francës ndaj pushtimit të Irakut.