Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kryebashkiakët në Pallatin e Kongresit.
Burime për mediat bëjnë me dije se mbledhja realizohet në kuadër të përgatitjes dhe mirëmenaxhimit të sezonit veror.
Në këtë takim një fokus të veçantë pritet ta ketë dhe përcaktimi i objektivave për zgjedhjet e ardhshme vendore. Takimi do të nisë në orën 10:00, ndërsa pritet të zgjasë deri rreth orës 15:00.
Gjithashtu do të bëhet një pasqyrim i Raportit të Performancës Financiare të Qeverisjes Vendore për vitin 2021.