Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Bruksel, në kuadër të Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) gjatë konferencës për media, për Ballkanin Perëndimor tha se së dyti, tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut. Ishte Maqedonia një herë dhe një kohë, dhe më pas, pas 17-vjetësh është ende në pritje si kandidate për çeljen e bisedimeve për antarësim, ndryshoj madje dhe emrin, por nuk bëri dallim. Imagjinoni Francën të ndryshojë emrin për t’u bërë anëtare e BE-së, apo Italinë të ndryshojë emrin.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri shtoi: “Shqipëria është në pritje qysh prej 8 vjetësh dhe mu desh të fitoja një mandat të tretë që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve për anëtarësim dhe ishte shumë shumë e rëndësishme të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria. Le të themi të vërtetën. Bullgaria është thjesht një fatkeqësi, por është fryma e deformuar e zgjerimit, një frymë tërësisht e deformuar dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj. Pra, fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti, tek marrja peng nga shtetet indivudale.”