Deputeti i PD-së, Flamur Noka është kapur me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Ai kërkoi fjalën pas fjalimit të Ramës, ndërsa shtoi se ky i fundit i kishte përmendur emrin.
DISKUTIMI
Noka: Kërkoj replikë
Nikolla: S’ju përmendi fare, e kishte me Flamurin, jo emrin tuaj personal.
Noka: Mbani veshët hapur, përmendi emrin zotëria. E shoh se këtu ka një sikronizimin për të përkëdhelur ty nga të dyja palët, por shqiptarëve s’ju intereson se kshu ju përkëdhel më shumë më fjalë, Rama apo Alibeja. S’kanë nevojë për të parë tango dyshe, se kanë dhe ku zhvillohen
Noka: Nuk është për procedurë
Nikolla: E ndërpreva fjalën se nuk është procedurë, po komentoni. Komentet nuk janë procedurë.
Noka: Jo nuk vijojmë. Dua fjalën
Nikolla: Do vijojmë se për reciprocitet mori fjalën Alibaej. Ju nuk po flisni për procedurë
Noka: Më jepni fjalën!