Mes futbollisteve te Real Madrid qe jane kyc ne projektin taktik te Ancelotti eshte Eder Militao, i cili është kthyer në një shtyllë kryesore në repartin e mbrojtjes. Për brazilianin paraqitjet nuk kanë ngelur pa u vënë re edhe nga skuadra të tjera të mëdha.

Diten e sotme Real Madrid nenshkroi zyrtarisht me Rudiger duke e mare nga Chelsea falas, pra me parametra zero. Pikerisht blute per t’i kthyer hakmarrjen kane shfaqur interesim për shërbimet e brazilianit Militao.

Londinezët i kanë ofruar një kontratë pesë vjeçare me pagë 10 milionë euro në sezon plus bonuse. Me të mbërritur zëra të tillë në veshin e “Los Blancos”, drejtuesit kanë filluar me punën për të bërë gati edhe rinovimin e kontratës me qëndërmbrojtësin brazilian.

Kontrata aktuale e Militaos me Realin skadon në verën e vitit 2025, derisa Reali synon që t’ia vazhdojë edhe për dy vite të tjera duke i ofruar edhe një pagë më të lartë se sa fiton aktualisht.

24-vjeçari aktualisht fiton 8,6 milionë euro neto në sezon, derisa me kontratën e re synon që të shkojë në rreth 12 milionë euro pagë vjetore. Brazilian është i vendosur të qëndrojë në Madrid, pasi ndihet i rëndësishëm dhe si lider në mbrojtjen e kampionëve në fuqi të Evropës.

Edicionin e fundit Militao zhvilloi 50 ndeshje në të gjitha garat ku shënoi edhe dy gola e asistoi në tre të tjerë. Edhe pse ne periudhen e fundit nuk eshte se ishte ne formen e duhur, megjithate ai mbetet nje mbrojtes shume i forte.