E ardhmja e Gabriel Jesus mund të jetë në La Liga.

Sulmuesi brazilian i Manchester City, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023 dhe prej disa kohësh është ndjekur nga Juventusi, por sipas “Marca”, lojtari u është ofruar dy ekipeve madrilene.

Atletico Madrid ka refuzuar, ndërsa Real Madrid është duke u menduar për të, sepse Carlo Ancelotti e pëlqen sulmuesin brazilian.

Gabriel Jesus do të fitonte 5 milionë euro në sezon dhe të City është shumë i mbyllur pas ardhjes së Haaland nga Borussia Dortmund.