Një yll i madh futbolli dhe admirim për një tjetër legjendë. Flasim për Ronaldinho-n, i cili nuk i kamkursyer elozhet për Zinedine Zidane në një intervistë të dhënë për Football Joe, duke e konsideruar francezin një futbollist dhe një trajner të madh.

Ylli brazilian ka shpjeguar se në rast se do të luante akoma, do të kishte pasur kënaqësi të madhe jo vetëm të luante përkrah francezit, por edhe të stërvitej prej tij. ADMIRIM – “Ka disa trajnerë që kanë qenë futbollistë. Por nëse më duhet të përmend një me të cilin do të kisha dashur të luaja dhe më pas të stërvitesha, atëherë e them absolutisht Zidane”, ka thënë Ronaldinho.

“Gjithmonë e kam admiruar atë si futbollist dhe tani bëj të njëjtën gjë si trajner. Unë me të vërtetë mendoj se do të kishte qenë mirë ta kisha pasur fillimisht shok skuadre dhe më pas si trajner”.

Ronaldinho dhe Zidane nuk kanë pasur kurrë mundësi të jenë kolegë në një klub, por kanë qenë protagonistë të disa ndeshjeve në Spanjë në El Clasico. Dinho për Barcelonën dhe Zizou për Real Madridin.