Birësimi i një fëmije po shfaq interes në rritje në familjet shqiptare. Sipas Komitetit të Birësimeve vetëm këtë vit në Shqipëri janë birësuar 19 fëmijë.

Në një interviste për Tv Klan, drejtorja e Komitetit Shqiptar të Birësimeve, Alma Sulstarova thotë se janë në listë pritje 35 familje që krkojnë të birësojnë një fëmijë.

Alma Sulstarova: Ne në listat tona kemi më shumë aplikantë shqiptarë. Kemi 35 kërkesa në total, nga të cilat 26 kërkesa janë vendase dhe 9 kërkesa janë të huaj. Në këtë vit kemi 23 kërkesa në total. 15 janë kërkesa nga çifte vendase dhe 8 kërkesa janë nga të huajt, ndërkohe që kemi procesuar 19, kemi bërë 19 birësime.

Ndërsa janë vetëm28 fëmijë. Nëj pjesë e tyre janë me probleme shëndetsore.

“Ne në listën e pritjes së fëmijëve kemi 28 fëmijë të cilt janë nga mosha 4-17 vjeç. Këta fëmijë janë të pabirësuar sepse kanë probleme shëndetësore, fizike dhe të shëndetit mendor. Praktikisht janë të vështirë ose për t’u birësuar.”

Familjet e reja preferojnë të birësojnë foshnje.

Historia e një fëmijë që jepet për birësim, nis që me braktisjen nga nëna biologjike në momentin e lindjes, me pas ky fëmijë dërgohet në shtëpitë e foshnjës, prej ku edhe fillon proceduar për gjetjen e nënës ose dhënien për birësim.