Ukraina tha se forcat ruse janë tërhequr nga ishulli Zmiinyi – i njohur gjerësisht si Ishulli i Gjarpërinjve, shkruan The Guardian.

“Gjatë natës, si rezultat i një operacioni të suksesshëm ushtarak, trupat e mbetur u evakuuan me dy skafe dhe me siguri janë larguar nga ishulli. Aktualisht Zmiinyi është mbuluar nga zjarri, dëgjohen shpërthime. Rezultatet përfundimtare të operacionit janë duke u hetuar”, tha ushtria në një mesazh të postuar në Telegram.

Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale të ishullit Zmiinyi – i njohur gjerësisht si Ishulli i Gjarpërinjve duket se tregojnë pajisje të djegura në vendngjarje. Ishulli i vogël është një vend strategjik i rëndësishëm në Detin e Zi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministria ruse e mbrojtjes e cila tha se tërheqja e trupave ishte shenjë e një vullneti të mirë.